Si funksionon

Kosovoyouth.com është vendi i duhur për të gjetur të gjitha informacionet dhe mundësitë. Nuk ka nevojë të kontrolloni qindra kanale dixhitale në tregun e Kosovës. Të gjitha informacionet në një vend!

Ju do të gjeni qindra mundësi punësimi, mundësi edukimi dhe aktivitete publike në të cilat ju mund të merrni pjesë.

Si të bëheni një aplikues?

Është vërtetë e thjeshtë me një ndërfaqe të shkëlqyeshme në platformën tonë. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të regjistroheni si aplikues dhe ju do të jeni gati për vetëm 5 minuta!

Regjistrohuni falas. Aplikuesit mund të krijojnë profilin e tyre, të bashkëngjitin CV-në e tyre, të shtojnë shkathtësitë, përvojën dhe kualifikimet dhe ju do të jeni gati të kërkoni pozitat e hapura dhe të aplikoni. Për të marrë shanse më të mira, plotësoni profilin tuaj.

Vendi për të gjetur projektet e tua të ardhshme dhe për tu punësuar. Ju mund të krijoni rezymenë tuaj, të menaxhoni profilin tuaj në panel, dhe të kërkoni për vendet e lira të punës, eventet publike ose projektet që ju dëshironi të punoni duke aplikuar direkt në thirrjet e hapura. Ju mund të kërkoni mijëra postime të hapura dhe projekte. Pasi të aplikoni në pozitën e hapur, ju do të jeni pjesë e procesit të shqyrtimit, ju mund të komunikoni direkt me botuesit nga paneli ose përmes sistemit tonë të njoftimit me email (postë elektronike).

Çfarë mundësi mund të gjeni?

Në dyqanin tonë one-stop (një ndalesë) ju mund të kërkoni dhe të gjeni një shumëllojshmëri të gjerë të projekteve në dispozicion në shumë kategori. Kategoritë kryesore që mund të gjeni janë Eventet publike, Mundësitë e punës, Konferencat, Grantet, Tenderët, Praktikat dhe Mundësitë vullnetare. Ju madje mund të shikoni për të rritur shkathtësitë e juaja dhe të gjeni mundësi edukimi në mënyrë që të gjeni çertifikimin e duhur, dhe për të pasur shanse më të mira të suksesshme në aplikimet e juaja.

Punësohu shumë shpejt

Dyqani ynë one-stop e bën atë shumë të lehtë lidhjen me botuesit, punësimin ose angazhimin në evente publike.

Projektet e duhura në kohën e duhur. Algoritmi i platformave tona nxjerr në pah projekte ose postime për të cilat ju do të përshtateni shumë.

Këshilla për karrierën dhe edukimin. Aplikuesit mund të kërkojne për mundësi edukimi dhe institucione që kërkojnë të rrisin shkathtësitë e tyre.

Si të punësohem?

E tëra fillon duke krijuar një profil të shkëlqyeshëm. Regjistrohuni falas, plotësoni fushat e kërkuara, bashkëngjitni një CV dhe filloni të dorëzoni aplikimin tuaj në projekte dhe vende të lira të punës. Ju mund të regjistroheni edhe për të marrë pjesë në evente publike në dyqanin tonë one-stop. Nga paneli juaj, ju mund të menaxhoni të gjitha ndërveprimet e juaja, të ndiqni aplikacionet dhe procesin e shqyrtimit, dhe mund të komunikoni me botuesit.

Krijimi i një profili të jashtëzakonshëm. Është e rëndësishme të keni një profil të shkëlqyeshëm në mënyrë që të keni shanse më të mira për t’u angazhuar ose për t’u punësuar. Platforma jonë ofron për ju një ndërfaqe të thjeshtë për të krijuar,modifikuar dhe menaxhuar profilin tuaj dhe të dhënat tuaja. Ju mund edhe të fshini profilin tuaj nëse dëshironi ta bëni, në çdo kohë. Filloni të plotësoni në profilin tuaj informatat bazë te juaja, profesionin, grupin e shkathtësive, përvojën dhe portofolin tuaj. Për ta bërë më të lehtë, ju mund të bashkëngjitni një ose më shumë CV.

Mos harroni, si hap të parë ju duhet të regjistroheni! Pastaj ju do të merrni njoftim me email për të konfirmuar llogarinë tuaj. Aplikuesit mund të vendosin profilin e tyre publik ose privat. Nëse opsioni është vendosur publik, atëherë profili do të jetë i dukshëm vetëm nga botuesi i postimit nga i cili keni aplikuar.

Sa kushton?

Pjesa më e mirë në Kosovoyouth.com, është se nuk ka tarifa abonimi! Të gjitha postimet e botuara dhe projektet janë falas për tu lexuar dhe për të aplikuar. Ju mund të aplikoni pozita të hapura të pakufizuara ose projekte.

Gati për tu lidhur me punëdhënësin tuaj të ardhshëm ose projektin tuaj të ëndërrave?

Bashkohu këtu

Kosovoyouth.com është vendi i duhur për të publikuar projektet e juaja, eventet publike ose vende të lira të punës. Duke u bërë botues, në platformën tone ju do të keni qasje në qindra punëkërkues, profesionistë të pavarur dhe institucione ose agjenci që mund të jenë aplikuesit tuaj ose punonjësit e ardhshëm.

Si të bëhem një botues?

Për një pjesë të vogël të kohës, ju mund të krijoni profilin tuaj.

Regjistrohuni falas. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të kyçeni si një botues dhe ju do të jeni gati për më pak se 5 minuta! Pastaj ju mund të filloni dhe të shpallni mundësitë përmes dyqanit tonë one-stop (një ndalesë).

Filloni duke krijuar një postim. Është e thjeshtë. Na trego për projektin tuaj ose vendet e lira të punës, shruani shkathtësitë specifike ose fushën e punës që kërkohet. Plotësoni pjesën tjetër të dosjeve të kërkuara me informacione, si data dhe vendndodhja. Ne e kemi bërë shumë të lehtë për ju që të krijoni postime dhe t’I redaktoni ato në çdo kohë.

Mos harroni, si hap i parë ju duhet të regjistroheni! Pastaj ju do të merrni një njoftim me email për të konfirmuar llogarinë tuaj.

Si të punësoni aplikuesit?

Pasi që të jeni regjistruar, ju mund të krijoni postime, shqyrtoni përputhjet, dhe ju mund të filloni të komunikoni me aplikuesit nga paneli ynë përmes sistemit të njoftimit me email (postë elektronike). Por në fillim, në mënyrë që të merrni shume aplikime, jini të qartë në përshkrimin e postimeve të juaja, vendosni afatin e fundit të aplikimit dhe plotësoni informacionet tjera të nevojshme. Postimet e dorëzuara do të shqyrtohen nga ekipi i Kosovoyouth (Rinia e Kosovës). Pas publikimit të postimeve të juaja, aplikuesit e interesuar mund të aplikojnë në thirrjen e juaj. Pastaj nga paneli yt, ju mund të shihni aplikuesit dhe të filloni me procesin e shqyrtimit, menaxhimit dhe të punësoni të preferuarin e juaj.

Shikoni profilet që kanë aplikuar në postimet e juaja. Ju mund të shikoni profilet e aplikuesve (nëse profili është i vendosur si i publikuar nga aplikuesi), të shikoni CV-të e tyre dhe detajet tjera si përvoja, edukimi, kualifikimi dhe më shumë.

Shqyrtoni aplikimet. Me mjetet tona në internet dhe sistemin e njoftimit me email, ju mund të vlerësoni aplikimet e menduara përmes një procesi dhe komunikimi deri në zgjedhjen përfundimtare. Ose mund të ftoni aplikuesit e juaj direkt për intervistë në vendndodhjen tuaj.

Sa kushton të publikoj një postim?

Pjesa më e mirë e Kosovoyouth.com, është se nuk ka tarifa abonimi! Të gjitha postimet dhe projektet e publikuara janë falas për tu postuar, për tu shikuar dhe për tu kërkuar, Ju mund të postoni postime të pakufizuara.

Gati për tu lidhur?

Bashkohu këtu. Është falas!