Politika e Privatësisë

Kush jemi ne

Adresa e faqes sonë të internetit https://kosovoyouth.com/ Dyqani one-stop (një ndalesë) “Kosovo Youth” nën emrin e domain “https://kosovoyouth.com/” është krijuar për të siguruar një platformë miqësore për të rinjtë, dinamike dhe bashkëpunuese për të rinjtë, e cila do të përmbledhë të gjithë informacionin e nevojshëm për të lehtësuar qasjen e tyre në edukimin joformal, trajnim, praktikë dhe mundësi punësimi. Platforma e cila është zhvilluar nga OJQ-ja LENS synon të ofrojë një strukturë më të mirë dhe më të qartë të informacionit të shpërndarë në internet dhe që tani, është e paarritshme për të rinjtë në një hapësirë të vetme.

Platforma është zhvilluar me mbështetjen e OSBE-së Misioni në Kosovë përmes projektit të quajtur “Dyqani one-stop për zhvillimin profesional” . Qëllimi i projektit është gjithashtu të lejojë organizatat e shoqërisë civile, institucionet e sektorit publik, qytetarët e rinj dhe palët e tjera të interesuara, të marrin dhe të shpërndajnë informacione mbi edukimin dhe mundësitë e edukimit, të ofrojnë analiza të situatës së tregut të punës përmes informacionit praktik mbi rregulloret aktuale të punës, si dhe trendet në dispozicion në shpalljet e vendeve të punës, këshillat për karrierë dhe më shumë.

Informatat e kontaktit

OJQ LENS

Adresa: Str. Syleman Vokshi, No. 6, 10000 Prishtina, Kosovë;

Faqja e internetit: ngolens.org;

Email adresa: info@ngolens.org;

Privatësia juaj

Ne besojmë së ju keni të drejtë të kontrolloni përdorimin e informatave personale të juaja dhe se privatësia juaj duhet të respektohet. Ne e kufizojmë qasjen dhe përpunimin e të dhënave tuaja nga palët tjera. Ne nuk përdorim informacione personale në një mënyrë që nuk përputhet me qëllimin që na keni dhënë neve.

Çfarë të dhëna personale mbledhim dhe pse i mbledhim ato:

Komentet

Aplikacioni ynë nuk ka mjete në dispozicion për komente dhe/ose aplikacione të ngjashme me aplikacione të ngjashme me platformat e diskutimit. Prandaj, ne aktualisht nuk lejojmë komente.

Cookies

Ne përdorim Cookie që synojnë të përmirësojnë përvojën e përdoruesit si dhe të përmirësojnë tiparet funksionale të aplikacionit tonë në internet. Cookie-t që ne përdorim skadojnë brenda një (1) muaji dhe janë vetëm për të monitoruar trafikun tonë të internetit. Këto Cookie përfaqësojnë vetëm numrat e përgjithshëm të shkarkimit të secilit dokument, faqe, etj.

Kur vizitoni faqen tonë të internetit, ne përdorim një Cookie për të menaxhuar sesionet e juaja: nëse ju dorëzoni një formular, një sesion i Cookie mund të vendoset për t’ju lejuar që të konfirmoni një ri-dorëzim. Sistemi i menaxhimit të përmbajtjes në faqen tonë lë një Cookie për administrimin e sesionit tuaj, por nuk përdoret për qëllime gjurmimi.

Ne përdorim shërbimet e “Google Analytics” dhe qëllimi i vetëm është të rrisim përvojën e përdoruesit dhe performancën e platformës sonë. Të dhënat nuk shpërndahen me palët e treta.

Sa herë që ju vizitoni një faqe në kosovoyouth.com dhe sa herë që ju shkarkoni një dosje, informacioni i aktivitetit përpunohet dhe ruhet në një protokoll të përkohshëm. Të dhënat jepen në mënyrë anonime.

Informacioni i mëposhtëm ruhet në rast se vizitoni ose shkarkoni një faqe:

-Specifikimet teknike të shfletuesit;

-Adresa IP anonime;

-Koha dhe data;

-Faqja/ emri i dosjes së shkarkuar.

Ju mund të refuzoni përdorimin e Cookies duke rregulluar shfletuesin juaj dhe të ndaloni mbledhjen e të dhënave. Ju gjithashtu mund të parandaloni mbledhjen e të dhënave të krijuara nga Cookies dhe që lidhen me përdorimin e internetit(përfshirë adresën IP) në Google dhe përpunimin e këtyre të dhënave nga Google duke shkarkuar shtesën e shfletuesit në dispozicion në linkun vijues:

https://tools.google.com/dlpage/gaoptout

Për më shumë informacione për Google Inc dhe Google Analytics, vizitoni: : https://www.google.com.

Për të mësuar më shumë rreth politikave të privatësisë së Google, ju mund të vizitoni linkun e mëposhtëm, ose të përdorni burimet alternative të këtij ISP(Ofruesi i shërbimit të Internetit) https://google.com/chrome/browser/privacy/.

Formularët e kontaktit

Kur është e nevojshme ne përdorim formularë të kontaktit. Të dhënat të tilla si emri, mbiemri, numri i kontaktit, email adresa në fushat e kërkuara mblidhen nga përdoruesit dhe/ose vizitorët. Qëllimi i vetëm i mbledhjes së këtyre të dhënave është vetëm për komunikim të ndërsjellë.

Linqet me faqet e tjera (hyperlink- tejlidhje) dhe përmbajtja e bashkangjitur

Shërbimi ynë online mund të sigurojë lidhje me faqet e internetit ose burime të tjera. Meqenëse KOSOVOYOUTH.com nuk ka kontroll mbi faqet dhe burimet e tilla, ju e pranoni që KOSOVOYOUTH.com nuk është përgjegjës për dispozicionin e faqeve ose burimeve të tilla të jashtme, dhe nuk miraton dhe nuk është përgjegjës për çdo përmbajtje, reklamim, produkt ose prodhime të materialeve të tjera nga këto burime. Ju gjithashtu bini dakord që KOSOVOYOUTH.com nuk do të jetë përgjegjës, direkt ose indirekt, për çdo dëm ose humbje të shkaktuar ose të dyshuar nga ose në lidhje me përdorimin ose mbështetjen tuaj në ndonjë përmbajtje të tillë.

Artikujt në këtë faqe mund të përmbajnë përmbajtje të bashkangjitur (p.sh video, imazhe, artikuj, etj.). Përmbajtja e bashkangjitur nga faqet e tjera të internetit sillet saktësisht në të njëjtën mënyrë sikur vizitori të ketë vizituar faqen tjetër të internetit.

Këto faqe të internetit mund të mbledhin të dhëna për ju, të përdorin cookies, të vendosin gjurmim shtesë të palëve të treta dhe të monitorojnë bashkëveprimin tuaj me atë përmbajtje të bashkangjitur, duke përfshirë gjurmimin e ndërveprimit tuaj me përmbajtjen e bashkangjitur nëse keni një llogari dhe jeni të regjistruar në atë faqe të internetit.

Abonimet dhe llogaritë

Për përdorimin e disa prej mjeteve dhe veçorive tona, mund t’ju kërkohet të krijoni një llogari ose të regjistroheni në mënyrë që të keni qasje të plotë në shërbimet e disponueshme në KOSOVOYOUTH.com. Ju gjithashtu keni mundësinë të regjistroheni në burimin tonë të lajmeve për të marrë përditësimet dhe informacionet më të fundit.

Në çdo kohë, ju keni mundësinë të hiqni dorë ose të fshini llogarinë tuaj. Për ta bërë këtë, drejtohuni në panelin e kontrollit dhe kërkoni opsionin “Fshi llogarinë”. Të dhënat dhe profili juaj do të fshihen përgjithmonë.

Si i mbrojmë të dhënat e juaja

Faqja jonë e internetit mbron të dhënat e të gjithë përdoruesve dhe privatësinë e të gjitha raporteve. Ne si organizatë brenda faqes sonë të internetit nuk do të përdorim informacionin tuaj personal për shpërndarje te palët e tjera përveç kompanisë së kontraktuar e cila është e kontraktuar nga organizata.

Shërbimet tona, dhe përmbajtjet e saja që mund të shkarkohen dhe të jenë të qasshme nga përdoruesit e internetit, janë të mundësuara dhe të menaxhuara VETËM nga LENS. JU shprehimisht bini dakord se përdorimi juaj i kosovoyouth.com dhe shërbimeve të tij, janë përgjegjësia juaj e vetme. Duke pasur parasysh faktin e ndjeshmërisë së të dhënave dixhitale, JU pranoni dhe jeni të vetëdijshëm për mënyrën e përdorimit dhe dëmet që mund të ndodhin ose të shkaktohen si rezultat i rrjedhshmërisë së të dhënave dixhitale ose nga shkarkimi i aplikacioneve ose përmes pajisjeve të përdorura si shfletuesit ose sistemeve operative kompjuterike.

Ekipet tona do të bëjnë përpjekjet maksimale për të parandaluar çdo thyerje të të dhënave, keqpërdorime ose përbërës të tjerë të dëmshëm në aplikacion, në çdo shërbim, server ose email të dërguar.

Pavarësisht nga më sipër, kjo faqe pranon pajtueshmërinë me standardet më të larta etike dhe profesionale në organizatë në mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave përmes rrjetit të saj.

Në përputhje me GDPR (Rregullorja bazë për mbrojtjen e të dhënave) dhe në situata të shkeljes së të dhënave, ne kemi për detyrë të raportojmë rastin tek autoriteti përkatës mbikëqyrës, në mënyrë që të mbrojmë të dhënat tuaja personale. Ne do ta bëjmë këtë brenda 72 orëve nga marrja në dijeni e shkeljes, aty ku është e mundur. Ne gjithashtu do të mbajmë evidencë për çdo shkelje të të dhënave, personale, pavarësisht nëse kërkohet të njoftojmë.

Me kë ndajmë të dhënat e juaja

Ne pengojmë qasjen dhe përpunimin e të dhënave të juaja për palët e tjera. Ne nuk i ndajmë të dhënat personale me palë të treta. Ne nuk do të përdorim informacione personale në një mënyrë që nuk përputhet me qëllimin që na keni dhënë.

Për sa kohë i ruajmë të dhënat e juaja

Të dhënat e mbledhura përmes formularëve të zbatueshëm për këtë faqe në internet siç janë: emri; mbiemri; posta elektronike; telefoni; përmbajtja tekstuale; skedarët e ngarkuar, mbeten vetëm për komunikimin tonë të ndërsjellë. Ne përpiqemi të mbledhim sa më pak të dhëna personale. Përmbajtja e dërguesve përmes postës elektronike ose aplikacionit në internet, në serverët tanë ruhet vetëm për aq kohë sa është e nevojshme, por jo më shumë se 3 vjet.

Çfarë të drejtash keni mbi të dhënat e juaja

Nëse keni dorëzuar një postim, ju mund të kërkoni të merrni një dosje të eksportuar të të dhënave personale që ne mbajmë për ju, duke përfshirë çdo të dhënë që ju na keni dhënë.

Ju gjithashtu mund të kërkoni që të fshihet dhe/ose të fshihet çdo e dhënë personale që kemi në lidhje me ju. Kjo nuk përfshin asnjë të dhënë që ne jemi të detyruar të mbajmë për qëllime administrative, ligjore ose të sigurisë. Kërkesa të tilla mund të adresohen në “info@kosovoyouth.com”.

Modifikimet

Përditësimi i fundit: 17.11.2020